KreuAktualitetiKëtu, brenda një lajmi filloi dhe mbaroi jeta e një vajze...ishte vetëm...

Këtu, brenda një lajmi filloi dhe mbaroi jeta e një vajze…ishte vetëm 32 vjeç, quhej Luljeta!

Luljeta Preza, 32-vjeçarja  u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm (2 gusht) poshtë Urës së Dajlanit në lagjen nr. 13 Durrës.

Viktima është abuzuar seksualisht e më pas është vrarë gjatë natës, ndërsa trupi u gjet në mëngjes. Viktima ishte endacake dhe e pastrehë, ndaj dyshohet se ka kaluar natën jashtë, poshtë Urës së Dajlanit, ku qëndrojnë shumë pjesëtarë të komunitetit rom…trupi i saj ishte goditur disa herë me thikë…dhe kaq!

Këtu, brenda një lajmi filloi dhe mbaroi jeta e një vajze…ishte vetëm 32 vjeç, quhej Luljeta!

Prindërit e quajtën Luljeta, për një jetë që vetëm lule nuk i dhuroi kush!

I dhuruan fyerje, grushta , përbuzje, përdhunime, masakrime, poshtërime, i dhuruan çdo gjë që me Lulet dhe Jetën nuk kishin asnjë lidhje.

Sot ishte vetëm një lajm…u vra një prostitutë, një vajzë rome e braktisur prej vitesh… e braktisur prej vitesh nga fryma njerëzore.

E patë në Ditën e Romëve çfarë bëhej?! Qindra postime për të drejtat e tyre , për vëmëndjen e pushtetit, organizatave  e OJQ-ve që organizojnë seminare dhe bëjnë pazare…dhe pastaj?!

Asgjë në shërbim të tyre…Ata prapë i ke të braktisur, poshtë urave si kjo vajzë, apo të lënë në harresë si romë e egjyptianë që vlerën ja u dimë veç kur vota e tyre shumëzohet në vlerë!

A nuk i shikojmë përditë me fëmijë në krahë që lypin  apo si kjo vajza që shesin trupin për një kafshatë bukë? Çfarë bëjmë ti parandalojmë? Seminare…fjalime…çfarë?

I keni parë fëmijët në bulevard që ju sulen makinave për të kërkuar lekë? Kush i ndalon? Sa e rezikojnë jetën e tyre këta adoleshentë? Apo do presim sa (largqoftë) të ndodhë diçka e hidhur që të kujtohemi?

Kështu ka për të vazhduar…vetëm emribi viktimës ka për të ndryshuar! Fatkeqësisht, Luljeta ” lindi” me vdekjen e saj…

Ilir Jano, gusht 2023

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit