KreuAktualitetiKontrolli i Lartë i Shtetit, ka publikuar një raport përfundimtar auditimi, për...

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka publikuar një raport përfundimtar auditimi, për abuzimet në projekti “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë”

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka publikuar një raport përfundimtar për auditimin e ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar, projekti “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë”

Janë likuiduar shpenzime për automjete në përdorim të konsulentit, ndërkohë që automjetet nuk ishin vënë akoma në disponim. Janë likuiduar volume punimesh të pakryera në fakt, për 3 (tre) zëra punimesh, në shumën 10,259.86 USD pa TVSH e cila përbën dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit”, janë dy nga konkluzionet e raportit.

Për këtë, KLSH rekomandon që ARRSH në bashkëpunim me mbikëqyrësin e punimeve të marrë masa për zbritjen e punimeve të certifikuara më tepër dhe rakordimin e tyre, të vlerës 10,259.86 USD pa TVSH që përbën dëm ekonomik, në situacionin pasardhës e duke u reflektuar deri në atë përfundimtar, përfituar padrejtësisht nga sipërmarrësi i punimeve BOE “S.”& “A.” shpk me të cilin është lidhur kontrata nr. 11 prot., datë 09.05.2015, për zbatimin e punimeve civile.

ARRSH të marrë masa që për projektet në zbatim të menaxhojë në mënyrë sa më korrekte zbatimin e tyre, në mënyrë që të shmangen shtesat e afateve të përfundimit të punimeve, me synim zvogëlimin e kostove të pa nevojshme dhe vënien në eficiencë të veprave në afatet e parashikuara, duke arritur kthimin e investimit po në këto afate.

Konkretisht janë audituar nga KLSH, marrëveshjet financiare dhe ndryshimet e tyre, shkalla e arritjes së objektivave dhe komponentëve të projektit, menaxhimi financiar, shkalla e realizimit të disbursimeve financiare kundrejt atyre të programuara dhe raportimi i tyre në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, realizimin e procedurave të prokurimit për shërbime dhe punime civile, zbatimin e kontratave të shërbimeve konsulentë dhe atyre të punimeve civile. @NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit