U tha, u bë…askush nuk dëgjon më se çfarë mendojnë njerëzit, se sa kushtojnë vendimet e marra pa llogaritur interesat e qytetarëve, kostot ekonomike…
Gjithçka e formulojnë nëpër zyra pa marrë parasysh se çfarë i intereson popullit që zvarritet në dyert e gjykatave…
Për një dritare që bie ne oborrin e komshiut, palët paditëse duhet të shkojnë në Tiranë ose Lushnjë…imagjinoni…nga Korça, Leskoviku, Gjirokastra, Kolonja, Devolli etj deri në Lushnjeeeeee ….çfarë shpenzimesh, sorollatje, pagesa, kosto…kosto dhe për avokatët që me të drejtë duhet të ngrenë dy- tre fish pagesën e shërbimit.
Çfarë tè bëjmë? Si ti zgjidhim konfliktet?
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se në vendimet e qeverisë është miratuar harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ.
Duke iu përgjigjur akuzave për largësinë e qytetarëve me shkrirjen e gjykatave, Manja tha se bota po shkon drejt dixhitalizimit, ku pjesëmarrja fizike shumë shpejt do të zëvendësohet me praninë online.
“Sot është miratuar harta e re gjyqësore , do të jenë 13 gjykata të shkallës së parë të Apelit të Përgjithshëm dhe ky është një hap i rëndësishme i Reformës në Drejtësisë. Është produkt i një punë të shkëlqyer tre vjeçare të Këshillit të lartë Gjyqësor.
Në Gjykatat që do të mbyllen nuk do cënohet asnjë shërbim gjyqësor. Implementi i hartës do të bëhet me faza. Harta e re do të standardizojë kohën e mesatares së dhënë të vendim , do të ulë kostot e dhënies së drejtësisë. Këtë fazë tranzitore do ta shfrytëzojmë për ndërgjegjësim dhe përfshirje të qytetarëve.
Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet gjyqësore në strukturat ekzistuese të Gjykatave. Implementimi i hartës do të bëhet me faza. Më 1 shkurt do të kemi përqendrimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, në 1 maj do të jenë Gjykata e shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik do të jetën Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë”, tha Manja.
Protesta e avokatëve nuk u dëgjua…Indiferentizmit të masës së çorientuar shumë shpejt do ti “merret” fryma…mbase atëhere do ta kuptojnë se ajo protestë e zyrave avokatore, më shumë ishte për të drejtat e qytetarëve, se sa të avokatëve!
E drejta është e drejtë…në kërkimin e saj njerëzit nuk kanë krahë, as të majtë e as të djathtë…kanë vetëm qytetari!
@NewsIn.Al

