KreuAktualitetiKrime të pa ndëshkuara_35 vjet nga vrasja e parë në kufi e...

Krime të pa ndëshkuara_35 vjet nga vrasja e parë në kufi e vitit 1990

35 vjet nga vrasja e parë në kufi e vitit 1990

Vrasja e parë në kufi e vitit 1990 u shënua më 3 shkurt në postën kufitare të Rehovës në Rrethin e Kolonjës. Fotografia tregon të ndjerin Ilirian Zari, ushtarët që kryen krimin dhe hetuesit që qëndrojnë sipër të vrarit me duar në xhepa gjatë procesit të përpilimit të dokumentacionit se ushtarët “vepruan siç duhej”. Varri i të ndjerit u identifikua nga familjarët në vitin 1991.
Në një porosi të asaj kohe thuhej: “Ndaj këtyre tradhtarëve pse nuk përdoren armët, pse i kanë ushtarët, me orë të tëra njësitet kanë qenë në gjumë”. Kësisoj, historitë e përgjakjeve të vitit 1990 nuk janë teori diskutimesh për nenet e Kodit Penal.

Kastriot Dervishi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit