Kur do vijë përsëri ajo ditë, që kënga fituese e festivalit, të këndohet dhe “të nesërmen” pas fitimit të çmimit?!
Iku dhe ky mot si çdo mot tjetër, iku dhe ky festival si çdo festival në “letër”…
Përsëritet e njëjta gjë që ka vite që na ka mbytur…muzikë e huaj me tallava brenda…asnjë gjë nga tradita jonë e muzikës së lehtë shqiptare, asaj muzike që ja këndojmë këngët në çdo event dhe përshëndesim çdo festival.
Ata që guxojnë të perfomojnë në origjinalitetin e tyre, të dashur nga publiku, të kënduar e duartrokitur kudo, natën e çmimeve janë të persekutuarit e jurisë …kush ka nerva e duron, merr pjesë përsëri, të tjerët largohen…largohen !
Largohen për të mos qënë pjesë e një show tip Big Brother, Përputhen, apo…
Ne i urojmë suksese në Eurovizion vajzës që fitoi “eventin”, por refrenet që përsëriten kudo janë ato të Stefit me Endrin…etj etj…
@ NewsIn.Al

