-ME JU JAM-
Në sheshet ku ju shtypet liria jam,
Me gaze lotësjellësa e dhunë,
Jam fjala që udhën nga gjoksi juaj çan,
Kur me presione ju bëjnë të rrini urtë…
Jam vetja juaj që s’do të zbohet
Nga vatra drejt botës së panjohur,
Loti i hidhur mbi shpresën që helmohet,
Dita që lind në sytë tuaj e lodhur…
Udhëtare e kohës, vij ndalem tek ju,
Me tridhjetë vite mbi sy “de’ja vu”,
Në zemrat tuaja trokas pareshtur,
Brenda jush të zgjoj Arsyen e Fjetur…
Të rreme janë gjithçka që ju shesin
Me manipulime, premtime për punë,
Të rreme dhe ëndrrat atje përtej detit,
Biletat e fatit pa skadence, datë afati…
Sy bukura rini, mos u dorëzo!
Sa fryme ke, ka ende shpresë, lufto!
Përmbysi tryezat e pazareve,
Është rradha jote, në shtëpinë e të parëve!
-ARMENIDA-
(Dhjetor 2021)
NewsIn.Al

