KreuPe KorceNjë urim i përzemërt për të gjitha vajzat dhe zonjat e Lidhjes...

Një urim i përzemërt për të gjitha vajzat dhe zonjat e Lidhjes Demokratike të Gruas Korçë,të mirave,të urtave,fisnikeve,dinjitozeve,kurajozeve dhe më të bukurave sigurisht!

Një urim i përzemërt për të gjitha vajzat dhe zonjat e Lidhjes Demokratike të Gruas Korçë,të mirave,të urtave,fisnikeve,dinjitozeve,kurajozeve dhe më të bukurave sigurisht!

Rrugëtuam së bashku gjatë këtij viti mes sfidës për të përmbysur të keqen,të cilës nuk ja dolëm dot, dhe shpresës për ta ngritur nga hiri si sfinks idealin e një të djathte konservatore,që do të përfaqësonte më së fundi pjesën më progresiste të një shoqërie,që po degradon çdo vlerë dhe ka shembur çdo normë dhe rregull.
Askush sa ju nuk i ka dhënë dimension sakrificës dhe përkushtimit të pakursyer që ju buron nga fuqia e mendjes së kthjellët dhe zemra e dlirë dhe askush sa ju nuk meriton piedestalin që nuk e patët kurrë dhe kurrë nuk e synuat. Se politika e tillë ka qenë dhe kështu vazhdon të jetë: veç formë,përkulje,zvarritje,zhvlerësuese,dekurajuese,e ashpër,një xhungël sidomos për gratë,që ngre lart ata që lakohen më shumë dhe zhyt ata që ecin me hapa dinjiteti.
Mirënjohje dhe përulje për çdo zonjë të Lidhjes Demokratike të Gruas Korçë dhe zonjave të degës së Partisë Demokratike të Korçës për mbështetjen dhe inkurajimin frymëzues,në përpjekjen për të ndryshuar modelin e politikëbërjes,të cilën e shoh si përgjegjësi qytetare por edhe si peshë që zor se do ta mbaja dot pa të gjitha ju.

DANIELA ZISI – Kryetare e Lidhjes Denokratike Dega Korçë

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit