“Kur gjykata flet, të tjerët heshtin”…Kujt i trembet Gaz Bardhi dhe Enkeleid Alibeaj që kontestojnë vendimin?
Si spjegohet që një ditë para shpalljes së vendimit, sekretari i P.D në fuqi Bardhi, bën deklaratë kërcënuese për gjykatësin dhe një ditë më pas “copy past” deklaratën e përsërit kryetari i komanduar nga Basha…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se 11 dhjetori, dita e Kuvendit të mbledhur nga Sali Berisha është i paligjshëm dhe duke e quajtur vendim të çmendur, nëse e legjitimon atë.
“Nëse ky gjykatës vendos të marrë këtë vendim të çmendur, në interes të tij dhe familjes së tij, ai ka vendosur t’i thotë burgut hapu”, – u shpreh Bardhi lidhur me statutin e Partisë Demokratike.
I ftuar këtë të enjte në News24, Bardhi shtoi edhe se gjykatësi është takuar me përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit.
Sot menjëherë pas shpalljes së vendimit të gjykatës për kthimin e selisë, vulës, simbolet e P.D, kryetari i komanduar Alibeaj përsëriti pothuajse të njëjtat fjalë si Gaz Bardhi
Drejtësia vihet në vend vetëm me fakte. A janë te regullta firmat e 5004 anëtarëve të kuvendit te 18 dhjetorit? Nëse janë të regullt nuk kanë pse tremben…Selia aty është…me zgjedhje të lira kushdo fiton pozicionin që i takon.
Demokratët vendosin…mbi votën e tyre askush nuk del dot. Edhe deputetët e sotëm , ato vota që kanë marrë më 25 prill, i kanë vota edhe të demokratëve të ndershëm që në mënyrë bajate u etiketuan më vonë si “antiamerikanë” nga përkrahësit e Bashës.
Vota dhe drejtësia janë alfa e demokracisë. Kush reapekton këto ligje, nuk ka frikë nga askush!
Av.Esmerald Xhafa.
@NewsIn.Al

