Kineastët e kanë fiksim, pas viteve 90-të, bëjnë vetëm filma dhe telenovela me prostitutën shqiptare, trafikantin dhe të droguarin. Askush nuk shkon tek koha e artë e Shqipërisë, vitet ‘20-‘30-‘40. Një kohë, ku ne Parlamentin Shqiptar ishin zgjedhur intelektuale te shkolluar ne perëndim, me kostum e kapele republike, aristokraci, konkurse bukurie, dasma me perla dhe klube tenisi, kinema, etj (kryesisht te zhvilluara gjatë Mbretërisë)”. Kur vendi kishte shtate aeroporte ( Tirane, Vlore, Korçe, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër dhe Peshkopi) dhe “Lufthansa” gjermane ishte koncesionari serioz qe menaxhonte flotën. Kur kishte gara automobilizmi, motoçiklete e hipizëm. Kur vetëm Dhoma e Tregtisë Korçe kishte 1200 anëtare, aq sa nuk kane sot te gjithë Dhomat ( dhe ato te huaja) ne Shqipëri, etj. Ne vitet 30-40 , Shqipëria ishte vendi me i rrallë ne bote, “kishte me te zhvilluar transportin ajror se alternativat e tjera”.
#NewsIn. Al

