KreuAktualitetiKush e vrau Gilmando Danin? Gazetari: 8 persona në atentat! Kanë marrë...

Kush e vrau Gilmando Danin? Gazetari: 8 persona në atentat! Kanë marrë 5 milionë euro

Kush e vrau Gilmando Danin? Gazetari: 8 persona në atentat! Kanë marrë 5 milionë euro

Gazetari Igli Çelmeta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në atentatin e Rinasit ku u vra Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, kanë marrë pjesë 8 persona.

Sipas tij autorët nuk janë komando apo punonjës ushtrie, por ‘punëtorë krimi’ dhe puna e tyre e vetme është të kryejnë vrasje. Ai thotë se 8 personat kanë marrë 5 milionë euro për vrasjen e Danit.

 

“Lidhur me ngjarjen e rëndë ka informacione që për Gilmando Danin janë ofruar 5 milionë euro. Dhe kanë marrë pjesë në atentat 8 persona. Nuk janë vetëm ata që dalin, por është një logjistikë ka të implikuar edhe punonjës zyrtar të policisë rrethi është shumë i gjerë, por edhe pagesa për një atentat në një vend të sigurt si aeroporti janë vrasës me pagesë që nuk e dinë se kush është porositësi. Një ish-komando e ish-ushtarak të godet me tek plumb në gjoks. Ata janë punëtorë krimi”, është shprehur gazetari në A2 CNN.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit