KreuAktualitetiKushdo që e bën të mirën, para se të ndihmojë të tjerët...

Kushdo që e bën të mirën, para se të ndihmojë të tjerët i ka bërë mirë vetes!/ I.Jano

Kam parë njerëz që kënaqen e gëzohen kur bëjnë mirë, siç kam parë dhe të tjerë që gëzohen e kënaqen kur bëjnë keq…

Cilët janë më shumë e cilët janë më pak, nuk di ç’të them…
Di që e keqja nuk harrohet shpejt, kurse e mira , edhe kur e bën është sikur e hedh në një përua!
E mira, sipas të këqijve s’duhet bërë…?!?
S’ja vlen…
Unë them se e mira është në vetë gjakun e njeriut, është në thelbin e tij…dhe të mirën s’ke pse ta kujtosh, pse e bën si të mirë e të kërkosh shpërblim prej saj, perndryshe ajo ka një të keqe të madhe pastaj…
Të “pushton” e të shton përbuzjen ndaj të tjerëve për mosmirënjohje!
E mira ngelet gjithmonë
E MIRË***
Kushdo që e bën të mirën, para se të ndihmojë të tjerët i ka bërë mirë vetes!

Diku kam lexuar se:

“E mira dhe e keqja shumohen si me interes të përbërë. Pikërisht për këtë arsye, zgjedhjet e vogla që bëjmë çdo ditë kanë një rëndësi të jashtëzakonshme.”

Ilir Jano – Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit