Wednesday, February 18, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNuk i jep mandatin Lapajt/ Daja i Endrit Shabanit kërkon mandatin e...

Nuk i jep mandatin Lapajt/ Daja i Endrit Shabanit kërkon mandatin e deputetit, ndodh surpriza…

Nuk i jep mandatin Lapajt/ Daja i Endrit Shabanit kërkon mandatin e deputetit, ndodh surpriza…

Kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni (Daja i Endri Shabanit) i ka dërguar një letër KQZ-sê, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit, në rast se do të shpallet fitues i tij.

“Dua të ve në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë. Në këtë kuadër, kërkoj që KQZ të injorojë çdo deklaratë tjetër të depozituar më parë nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ose në emrin tim dhe të marrë në konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim. Me respekt, Zeqir Kordhoni”,shkruan Kordhoni.

Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga mandati, në mënyrë që të futeshin në Parlament kandidatët nga lista e hapur me më shumë vota.

Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” arriti të siguronte vetëm një mandat. Nëse të gjithë kandidatët në listën e mbyllur do të tërhiqeshin, mandati do t’i shkonte Adriatik Lapajt.

”Shqipëri të kam dh+erë, s’të mora vesh asnjëherë”!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments