KreuAktualitetiRama themelon OJF për të trajnuar punonjësit/ Maznikut i ngarkohet përgjegjësia...

Rama themelon OJF për të trajnuar punonjësit/ Maznikut i ngarkohet përgjegjësia…

 Rama themelon OJF për të trajnuar punonjësit/ Maznikut i ngarkohet përgjegjësia…

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është miratuar krijimi i një organizate jofitimprurëse e cila do të angazhohet në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Vendimi parashikon që përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e kësaj OJF-je ta mbajë Ministri për Çështjet e Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku. Në fazën fillestare, shteti do të mbulojë kostot e themelimit si dhe 50% të shpenzimeve operative për tre vitet e para të aktivitetit.

Sipas qeverisë, kjo nismë synon të rrisë kapacitetet dhe performancën e punonjësve të administratës vendore, në funksion të përmbushjes së standardeve që kërkon integrimi europian. Vendimi vjen në një kohë kur disa bashki të vendit po përballen me mungesë burimesh njerëzore, pas valës së largimeve dhe shkarkimeve në administratën vendore.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit