KreuAktualitetiKy , gjysëm bust bronxi , ndodhet në Bratislavë kryeqytetin Sllovak Vepër...

Ky , gjysëm bust bronxi , ndodhet në Bratislavë kryeqytetin Sllovak Vepër e Viktor Hulik 1997

Ky , gjysëm bust bronxi , ndodhet në Bratislavë kryeqytetin Sllovak
Vepër e Viktor Hulik 1997
Tregon historinë e një djaloshi i cili ishte i dashuruar marrëzisht me një vajzë të bukur
Djali kishte punë të vështirë, ishte një punëtor i palodhur, punonte si punëtor bashkie në pastrimin e kanaleve të ujrave të zeza…..
( Si puna e Cavës së kanaleve, për ata korçarë që e mbajnë mënd )
Një ditë i kërkon takim çupës, për një kafe, pikërisht në këtë vend, pëpara një kafeterie të ndodhur atëhere.
Çupa nuk kishte kurajon ti theshte jo, nuk vij, kur ay i foli për punën e tij ….
( të më falin ca mësuese të gjuhës për përemrin e vetës së tretë njëjës, në korçarçe që përdor ) haa…..
Ajo e gënjeu, djaloshi Sllovak , e priti për orë, atë ditë në takim, ai e priste ç’do ditë për një orë në të njëjtin vënd.
E pyesin shokët pse pi kaq kafe gjithmon këtu , vetëm , për orë ç’do ditë? Ay ju tregoi historinë……
Ata për solidaritet vinin ç’do ditë me të , të pinin kafenë…..
Pas vdekjes së djalit, të cilit ju bë fiksim, se vajza s’erdhi kurrë , u bë ky bust në nderim të tij, çiftet vinin të pinin kafe me të!
Dhe sot, shumë çifte , nga shumë vënde, vijnë për ta vizituar …..e të pinë kafe me të
Ngjyra e kapelës së bustit ka ndryshuar pak, nga përkëdheljet e mijëra njerëzve, që duan të tregojnë simpatinë e tyre, jo vetëm për dashurinë, por sidomos për profesionin krenar dhe kontributin që jep ai në pastrimin e qytetit!

Spiridhon Balliu_ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit