Saturday, August 22, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKy vend ka nevojë për Opozitë tani! Luli nuk ka uzurpuar vetëm...

Ky vend ka nevojë për Opozitë tani! Luli nuk ka uzurpuar vetëm një Parti, ai po mban peng Shqipërinë! Një frymë e re në krye të P.D

Më sytë nga demokratët!
Anëtarët e PD kanë një detyrim ndaj gjithë shqiptarëve tashmë! PD nuk është thjesht Partia e tyre, PD duhet të ringjallet për të rikthyer opozitën në këtë vend! Nuk ka më kohë! Rrëzoni Bashën urgjent, mblidhuni dhe vendosni për të ardhmen, bisedoni me Berishën, vendosni çdo të bëni dhe votoni një kryetar të ri! Filloni punën! Shqipëria po merr tatëpjetën…
E keni detyrim të veproni, sepse PD duhet të mbetet Partia e shpresës, jo vetëm për anëntarët e saj, por edhe për militantët e verbër të pushtetit, edhe për Shqiptarët e përgjumur që nuk ka burrë nëne t’i nxjerrë në shesh të protestojnë edhe kur u shkelen të drejtat më elementare. Ky vend ka nevojë urgjente për opozitë funksionale! Shqiptarët kanë nevojë të qeverisen, jo të merren nëpër këmbë me propagandë shpesh herë qesharake! Shqiptarët kanë të drejtë të blejnë cigare me makinë, të parkojnë pa pagesë, të paguajnë taksa në mënyrë transparente, të mbrohen nga Ligji dhe të ndëshkohen ligjërisht! Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen se mund të rrëzojnë çdo qeveri, në padrejtësinë më të parë që u bëhet! Këtë, askush nuk mund ta bëjë më mirë sesa një Parti demokratike dhe PD mund të rikthehet të jetë vërtet Parti demokratike. Mos e ktheni më kokën prapa, shikoni përpara! Boll më me arsyetime të ndikuara edhe nga propaganda! E dimë se çfarë bëri keq dhe çfarë bëri mirë Saliu, e dimë se çfarë kanë bërë mirë ose keq “shokët” e tij… Nuk besoj se Sali Berisha kërkon të rikthehet kryetar i përjetshëm! Por ai mbetet Lideri i PD! Shfrytëzojeni energjinë e tij për një rifillim! Mendoni për Shqipërinë dhe jo vetëm për PD-në brenda perimetrit të godinës! Sepse sot është tepër e rëndësishme të kthelloni shqiptarët… T’i bëni opozitë Ramës! Ai ka nevojë për opozitë, sepse edhe ai vetëm kështu mund të jetë i kthjellët! Ky vend ka nevojë për Opozitë tani! Luli nuk ka uzurpuar vetëm një Parti, ai po mban peng Shqipërinë!

Ervin.Grigor Nikolla

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments