Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“LiDL” vjen në Shqipëri, “tronditet” tregu i supermarketeve/ Çfarë pritet të…

“LiDL” vjen në Shqipëri, “tronditet” tregu i supermarketeve/ Çfarë pritet të…

Projekti madhor do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 200 mijë metrash katrorë në Porto Romano.

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin “Investitor Strategjik” për projektin “LiDL – Shqipëria Qendër Logjistike” dhe i ka vendosur kompanisë gjermane në dispozicion tokën e kërkuar me qira afatgjatë.

Produktet e magazinuara synojnë të furnizojnë si tregun shqiptar, duke lehtësuar grumbullimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e produkteve vendase, ashtu si dhe promovimin dhe eksportin e jashtëm të këtyre produkteve.

LiDL synon gjithashtu të operojë në tregun shqiptar duke krijuar operacione të shitjes me pakicë përmes një rrjeti të gjerë supermarketesh. Projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikon të punësojë rreth 2500 persona.

Lidl” njihet për çmimet e ulëta të produkteve dhe pritet të shkaktojë tronditje në rrjetin e supermarketeve në Shqipëri!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments