Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Tre netët e errësirës…”/ Nga Armand Zoga

“Tre netët e errësirës…”/ Nga Armand Zoga

Tre netët e errësirës

Nata e parë…
Errësira përpin gjithçka
që mendova se ishte dritë.
Muret e zakonshme,
rrugët, emrat, emri im… zhduken.
Vetëm boshllëku mbetet,
si hapsirë ku lind e vërteta e fshehur.
Tre goditje të padukshme
me çekiçin e brendshëm,
ndërgjegjien drejtojnë:
duhet të lësh çdo iluzion që mban.

Nata e dytë…
Heshtja bëhet masë dhe kufi.
Plumbçja dhe niveli
ndriçojnë pa u dukur.
Ti nuk jep përgjigje,
vetëm dëgjon…
vetveten,
dëgjon se çfarë je dhe çfarë nuk je.
Errësira nuk është armik
por mësuese e qetësisë.

Nata e tretë.
Drita lind brenda.
Jo flakë, qiri, pasqyrë…
Vetëm qartësi e heshtur
që nuk kërkon dëshmi.
Tempulli nuk ndërtohet për sy,
por për shpirt.
Ai që del nga tre netët
nuk është më i madh,
por vetëm i plotë,
dhe drita që mban brenda
qëndron pa u shuar.

Armand Zoga – Mançester/ 6- 01- 2026

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments