Lluksi i vetëm që do kërkojmë këtej e tutje do jetë vetëm Qetësia.
Pas këtyre dy dekadave të marra me zhurmë, rrëmujë, stimuj për të banuar në Hënë, motivime për famë, para, emër, duartrokitje, karrierë, jetë vetëm si nëpër shpella…skajshëm të lodhur nga mungesa e romanitzmit, modës class, muzikës që të puth lotin, humba mes pemëve dhe bëra pushimet e këtij viti.
M’u duk sikur linda dje!
Nuk kishte valë për celular e televizor.
Të zgjonin zogjt, të puthte dielli, dëgjoje hapat e tu, këndoje brëndshëm dhe pemët e përcillnin, flije në bar në mesditë, i luteshe Hënës natën për përsëritje marrëzish.
Një mace nga askund më mbiu një mënjgjes të bukur në krevat dhe Nuk iku më. E emërova Mau-Mau se nuk i pushonte goja as kur flinte.
Të gjitha problemet e lëna pas m’u dukën Lule.
Ato që Nuk jetova dot mendoja me mall e kërshëri!!
Ngrihesha herët, flija vonë dhe ecja gjatë për deri te deti…konstatova se Munden aq lehtshëm të jem gjithë ditën në këmbë pa pikë lodhje.
Qyteti i mykur sapo erdha më dergji krevatit nga pluhuri, zhurma, papastërtia, mbi-popullimi.
M’u duk sikur hyra në një orbitë të re jete me fare fare pak fjalë dhe shumë dëgjim.
Ndjeva se dua t’i përkas vetëm yjeve dhe jo Më njerëzve, dhashë maksimumin dhe morra ca thërrime të gurtësuara.
Lufta me njerëzit është e humbur që në fillim të dialogut me ta.
Botën e ka sunduar dhe do e sundojë përherë manjaku për majë piramidash, i pa-afti, ai që nuk do askënd veç vetes ndaj japim para të majme për armë, luftra, mbrojtje, ushtri, polici.
Shumë larg gjitçkaje besova se vlente.
Shumë afër vetes, Nilës së vogël që nuk rritet dhe Nilës së rritur që do menu tjetër jete tashmë që të rezistojë.
E gatshme të përvesh mëngët e t’i gatuaj qetësi, lumturi, shplodhje.
Sa keq që mbaruar!
Sa mirë që netëve të Dimrit do flë me dëshirën se më pret deti im sërish nëse Kohës time i pëlqen të më lëjë ende të më rrahë zëmra! ❤NilaR

@NewsIn.Al

