Maliqi, qyteti që njihet për dy nga veprat më të mëdha të sistemit komunist, “Tharjen e Kënetës së Maliqit” dhe “Kombinatit të sheqerit”.
Sot “Këneta” është e tharë dhe kthyer në toka bujqësore me prodhimtari të lartë, ndërsa Kombinati është shndëruar në një gërmadhë, që dhe nga jashtë kur e shikon duket sikur do të zërë brenda.
Ja ç’shkruan av. Edmond Petraj në kujtimet e tij për Kombinatin e sheqerit…
70 vjet me pare ne 31 tetor 1951 filloi punën Kombinati i Sheqerit në Maliq
Kombinati i sheqerit në Maliq ishte ndërmarrja e parë e madhe e ish-industrisë ushqimore shqiptare . U ngrit më 1951 dhe përfshinte fabrikën e sheqerit pluhur, atë të tharjes së bërsive, termocentralin dhe ofiçinën mekanike.
Më 1960 u bë rikonstruksioni i parë duke rritur aftësinë prodhuese të sheqerit 30%, atë të tharjes së bërsive 50% dhe të TEC 50%. Njëkohësisht u ngritën fabrika e alkoolit, ajo e majasë së bukës dhe e gazit karbonik ushqimor.
Më 1967 Kombinatit të Sheqerit iu shtua edhe fabrika e nishestesë dhe e glukozës. Më 1979 u bë përsëri një rikonstruksion i fabrikës së sheqerit, duke rritur aftësinë përpunuese ditore 3,7 herë në krahasim me atë të vitit 1951. 
Për të vazhduar pas viteve 90′ me degradimin e plotë dhe shkatërimin e çdo gjëje.
Maliqi sot.

@NewsIn.Al

