Zhvillimet politike në Kosovë, edhe në këto zgjedhje vendore, tregojnë qartas dhe dëshmojnë në mënyrën me elokuente të mundshme se njerëzit e lirë japin verdikte të lira dhe të pagabueshme!
Njerëz që nuk kërcënohen apo shantazhohen nga frika e ndëshkimit të pushtetit! Po, ashtu Kosova është një leksion i shkëlqyer antibipartizanizëm të instaluar me dhunë, e të pranuar me dhe pa dëshirë në këto trojet tona të mëposhtme…. Dhe jo vetëm që nuk u ka ndodhur ndonjë dramë, por përkundrazi përmirësojnë çdo ditë nivelin e tyre të përfaqësimit politik, demokratik dhe funksional, të mohuar me sistem dhe Kushtetutë në Shqipëri, duke prodhuar një masë votuesish të çorinetuar dhe dorëzuar krejtësisht. Ndërkohë, pjesa më e bukur është kur politikanët tanë vlerësojnë Kosovën, a thua se nuk janë ata që kanë shkatërruar me themeli gjithçka këtu, pra të vetmit përgjegjës! Hipokrizia dhe shtirja nuk kanë fund! Ah, se mos harroj: ndëshkimi politik i Kurtit nuk erdhi se ishte i zënë me punët e shtetit, por pikërisht nga e kundërta, se nuk po i bënte punët e shtetit ashtu siç kishte premtuar e si duhej, sipas gjykimit të votuesve! Një vlerë e shtuar kjo për çdo qytetar me të drejtë vote në Kosovë! Tashma vellezërit tanë, po na shërbejne si pikë referimi dhe orientimi, jo thjesht për politikën, por për kurajën qytetare që duhe të gjejmë edhe ne të vendit “amë”….! Keep going!

