FRIKA E TURMES
Duhet të kuptojmë se…një sekret nuk është diçka e patreguar por diçka që nuk mund të thuhet. “Sekreti” që akoma sot ne njerëzit e thjeshtë nuk e kuptojmë është se priremi të ç’vlerësojmë veten, të besojmë se nuk kemi rëndësi, të besojme se s’ka c’na duhet të kemi një plan. Pastaj, në aktin e krijimit të kësaj ideje për veten, ja japim gjithçka dikujt tjetër, për diçka tjetër dhe duke u bërë pjesë e planit të këtij dikushit tjetër.
Na thuhet..jo, jeni të parëndësishëm. Marrim një diplomë dhe pastaj bëhemi lojtarë, por nuk dëshirojmë të luajmë në lojë. Pse? Sepse po besove në diçka, automatikisht pengohesh të besosh të kundërtën e saj.
Na duhet të rifitojmë mendjen dhe ta hiqim atë nga duart e “inxhinierëve” që duan të na kthejnë në budallenj gjysmë të pjekur e të konsumojmë plehrat që ata po prodhojnë nga kockat e një bote vdekjendjellëse duke u përpjekur të na mbushin mëndjen se natyra si “armikja” jonë duhet pushtuar(!!) Natyra jemi ne dhe ne duhet të çmojmë vetveten.
Jemi në një krizë të dy gjërave, vetëdijes dhe kushtëzimit.
Ne arritëm të shkojmë në Hënë, kemi fuqinë teknologjike, kemi hedhur në hartë thellësitë e detrave dhe oqeaneve, kemi zbërthyer atomin, kemi aftësitë për të shpëtuar botën me ekzaminimet mjekësore për të kuruar e shëruar sëmundjet, për të ushqyer të vobektit, për të ndalur e dhënë fund luftrave…por kemi frikë të shikojmë brenda vetes, sepse e dimë dhe ndiejmë që aty na burojnë të gjitha kontradiksionet. Sepse lemë në krye dhe udhëhiqemi nga më të dobëtit që kemi mes tonë, më pak inteligjentët, më pak fisnikët, më pak vizionarët. Frikësohemi të luftojmë kundër vlerave çnjerëzore që përcillen si ikona kontrolli, e mbi të gjitha na mungon vizioni dhe aftësia për të ndryshuar mëndjet e për të ç’kushtëzuar veten nga sjelljet e poshtra…dhe s’e kemi të lehtë.
Apokalipsi nuk është diçka që po vjen. Atë po e jetojmë dhe vetëm për shkak se ne jemi brenda një flluske dhe izolimi social, ne na duket sikur kemi akoma luksin për të parashikuar apo parandjerë apokalipsin. Asnjëherë asgjë nuk vjen pa paralajmërim, por shumë pak dinë ta “lexojnë” atë. Ndaj dhe bota është në rrezik dhe krizë, për shkak të mungesës së vetëdijes tonë. Në vënd që ta shpërfillim është shumë më e rëndësishme të dëgjojmë dhe t’i besojmë intuitës. Kështu, dhe vetëm kështu sejcilit prej nesh, në cfarëdo shkalle, i bie të sjellë pjesën e tij të vogël apo të madhe në ndërtimin e pazëllit të paradigmës së re. Vetëm atëherë ne do marrim pjesë në shërimin e shpirtit njerëzor, dhe kjo është në të vërtetë gjithçkaja. Eshtë ajo që argumenton për Shkëndijën Hyjnore brenda qënieve njerëzore. Është fjalë për fjalë një zbritje e Shpirtit të Botës në të gjithë ne.
Ky është dhe “sekreti”.
*Problemi nuk është të gjesh përgjigjen, po është të përballesh me përgjigjen*
George Kroi Asheville Nov ’21
@NewsIn.Al


