KreuAktualitetiMe poezite e Skender Rusit mbremja behet me e bukur...&j&

Me poezite e Skender Rusit mbremja behet me e bukur…&j&

Me poezite e Skender Rusit mbremja behet me e bukur…&j&

*MBRËMJA IME*

Ti mbrëmje qëndro me mua,
M’i hidh duart në qafë,
Përqafomë!
Kam nevojë që pikërisht
Ti të më duash,
(Të tjerët më kanë tradhëtuar
Ose do të më tradhëtojnë!)
Qendro me mua ,të lutem,
Hidhe xhaketën time krahëve,
Po të kesh ftohtë!
Të dy bashkë ne mund të krijojmë
një tjetër dashuri,
Mund të ngremë nga fillimi
Një tjetër botë!
Ti mbrëmje qendro me mua,
Dua të vdes me kokën
Mbi supin e muzgut!
Kam nevojë që pikërisht
Sonte të më duash,
Që edhe absurdi ynë
të jetë i bukur!

Skënder Rusi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit