Një shqetësim qytetar nga korçari që sot banon në USA George Kroi.
5 UJE 1 ORIZ…
Mos qeshni! Ve bast që sa herë kaloni në kjo rrugë përpara kësaj shkolle as e kini ngritur ndonjerë kokën të shikoni ç’bëhet…as kur pini ndonjë kafe tek lokali përkarshi që mban emrin “Liceu”, s’ja kini hedhur sytë.

E dini fare mire per ku e perse behet fjalë dhe s’ka nevojë të bëj historira se të gjithë e dimë.
Sipas të dhënave kësaj shkolle ju riparua fasada me buxhetin e saj. Goxha “riparim”! Shiko e shkruaj!
Dihet që fondet akordohen dhe jepen nga Ministria e arsimit dhe kultures sipas kerkesave dhe nevojave të shkollave në rrethe. Ajo e cila nuk e di dhe do desha të mësoj nga ndonjëri këtu është se a gëzon kjo godinë e ish Liceut francez ndonjë status të vecantë për nga vjetërsia, rëndësia dhe arsyet që ka pasur për kohën kur ky lice u hap?
Gjithsesi esencën e tërë këtij muabeti e kam se cili ose cilët janë ata agallarë që guxojnë tallin menderen dhe vjedhin e abuzojnë në ketë farë feje. Kush kubik e fitovi atë djall tender (po qe se është bërë tender) dhe bëri këtë ujk me zile? Kaq babëzi dhe makutëri sa për një araba me gëlqere dhe dy qeska çimento të bien suvatë në kohë të thatë pa le në ngricë dhe shiun e parë? Ë..?
Ma do mëndja që deri në këto momente ato “hartat” le që do jenë zmadhuar po kanë filluar të mbijnë dhe “harta” të tjera. Ndërsa më i forti fare nga të tërë ka qënë ay që do ketë përzgjedhur bojrat, gusto jo llafe…fundja kujt po i pëlcet se luhet me ruajtjen e identitetit.
Nuk dua të flas as me gjuhën e ndërtuesit, as të ekspertit dhe as të inspektorit se më vjen turp.
As emra nuk po përmend, kam “frikën” e atyre të hyqymetit që pastaj ta bëjnë mesengerin koshere dhe sidomos nga njëra që krihet kur fshati digjet.

