KreuEkonomiPër çmimet në Shqipëri. Një “debat” me akademikun Prof. Dr. Artan Fuga.../...

Për çmimet në Shqipëri. Një “debat” me akademikun Prof. Dr. Artan Fuga…/ Nga Bardhi Sejdarasi

Një “debat” me akademikun Prof. Dr. Artan Fuga

Nuk e kam zakon dhe as kam “dellin“ e profesorit të nderuar të merrem me çfardo lloj gjëje që hidhet në“muret“ e FB. Flas dhe komentoj kur është një dukuri, çështje apo problematike, nga e cila marr vesh, kam studiuar apo, kam punuar në atë sektor. Dhe nuk e bëj këtë me çdokënd, sepse nuk më del koha dhe, nuk ka as edhe interes.
Akademiku i njohur më foli sot “në mur“ të FB për një hall timin: Me demek për kundërshtimin që i bëra prof. Fugës për idenë e tij të rritjes së pagave! Në fakt, ju më poshtë do të shihni hapur se unë nuk kam pasur asnjë merak! Aq më pak për rritjen e pagave, nga e cila përfitojmë të gjithë, edhe profesori i nderuar, i cili, si edhe unë, paguhet me një sistem pagash, të miratuar me ligj dhe të shprehur në një VKM që parashesh 12 kategori pagash, sipas profesionit e meritës. Pra, bujrum! Paga më të larta për të gjithë!
Ajo që unë mendoj se nuk kupton mirë profesori i shquar i filozofisë, është fakti se si formohet paga, nga dalin të ardhurat dhe si materializohen ato në pagë për çdo të punësuar. Për këtë arsye i kërkova miqësisht profesorit të nderuar të fliste diçka për produktivitetin dhe i kujtova me mirësjellje gjithashtu t’i hidhte nje sy një studimi (për mua profesional) të homologëve të tij me të njëjtin titull, Xhepa e Civivi! Por Prof. Fuga thotë se me këta të fundit, “nuk ka asnjë punë“! Po mirë, punë e tij! As ma ndjen që akademikët nuk merren vesh me njëri tjetrin, të paktën për studimet e tyre.
Por ajo që më befasoi është se nuk mora akoma përgjigje nga Prof. Fuga për produktivitetin dhe lidhjen e tij me pagat! Ja, ju shiheni më poshtë se çfarë thotë “shefi“ i gazetarisë shqiptare, që fati ia ka sjellë të punojë për brezin e ri të studentëve, që duan dhe, meritojnë, të bëhen gazetarë!

Prof. Dr. Artan Fuga në FB:
Integrim evropian me çmime, përse jo edhe me paga e pensione?
Llogaritë duhen bërë me kalem, jo propagandë dhe ikje nga realiteti drejt dogmave, frazave boshe, aluzioneve donkishteske!
Sot në shumë vende të Evropës Perëndimore çmimi një litri karburant është rreth 2 evro, aq sa te ne.
Ndërkohë paga mesatare në këto vende është tre herë më e lartë sesa në Shqipëri.
Imagjinoni sikur evropiano-perëndimorëve t’u shkojë litri i kaburantit 6 evro! Pra tre herë më shumë!
E imagjinoni dot se çfarë bëhet?
Edhe sikur 2 e gjysëm evro të shkojë hmmm bélà do të kishte pas qenë!
Te ne edhe çmimi domates, preshit, qepës, hudhrës, sheqerit, bukës, kap standardet perëndimore, përse mos kapin edhe rrogat!
Hë mo ekonomiiiiist!

Bardhi Sejdarasi për Prof. Artan Fugën:
Nëse mundesh prof! Shkruaj diçka për produktivitetin! Njësoj si më sipër për pagat! Do isha i interesuar të njihja opinionin tuaj! Po nuk do t’i bëja thirrje askujt për opinionin Tuaj!
Prof. Artan Fuga për Bardhi Sejdarasin
Produktiviteti i mineraleve, i naftës, i fitimeve marramendëse të qendrave tregtare, i ppp, i shitjes të energjisë elektrike, i shpenzimeve marramendëse i radiotelevizionit, i vjedhjeve në agjencie publike, i shkatërrimit të bujqësisë, i vjedhjeve të tokave, i produktiviteti të resorteve turistike, a do më i nderuar Bardhi Sejdarasi. Atë hall ke ti që kundërshton ironikisht kërkesën time për rritje pagash? Nuk më paske lexuar deri tani?
Bardhi Sejdarasi për Prof. Artan Fuga!
Unë nuk dua t’iu them se e keni gabim për të gjitha sa shkruani, se ju jeni akademik! Unë jam punonjës shtypi dhe nuk kam interes të mos rritet paga, edhe pse shpenzimet e televizionit që permendi Ju, nuk i njihni! Ato, sa thoni më sipër, nuk e kanë rritur produktivitetin dhe shënojnë regres në krahasim me Europën.
Si akademik që jeni, lexoni akademikët e prof e tjerë si Civici, Xhepa etj. për të qënë në një emërues të përbashkët sa i përket tematikës. Unë nuk kam asnjë interes të bëj komentin e komenteve që Ju bëni, sa i përket “fitimeve marramendëse”. Kam qënë (dhe juridikisht jam ende) drejtor i përgjithshëm i BusinessAlbania dhe e di sa është fitimi i kompanive. Edhe ju mund ta gjeni lehtësisht, nëse klikoni në QKB! Po kjo nuk është çështja Juaj, e kuptoj! Unë nuk kundërshtoj, aq më tepër ironikisht! Unë Ju lexoj dhe nuk them që “nuk më paske lexuar deri tani”. Unë nuk kam asnjë mllef kur shkruaj! Unë qëmtoj faktet dhe i bëj ato publike, sikundër kam bërë 42 vitet e fundit, aq sa kam si punonjës i medias! Një njeri i formatit Tuaj nuk duhet të fyejë! Ju mund të mos i përgjigjeni komenteve të mia, ose të hiqni emrin tim nga “muri” Juaj! Kaq e thjeshtë është! Ajo që unë nuk pëlqej nga “raca” juaj është mungesa e dukshme e informacionit dhe komentet e cunguara që vijnë prej kësaj mungese! Lexoni, pastaj shkruani, profesor! Nuk kam e s’kam pasur asgjë personale me Ju! Kurse Ju u markeni me hallin tim?! Nuk kam asnjë hall! Paguhem sipas punës që bëj në respekt të vendimit të të gjithë qeverive të 30 viteve të fundit që kanë miratuar një tabele pagash dhe që, nuk e kundërshton asnjë kur vjen apo kur ikën nga pushteti. E thjeshtë! Po aq mirë paguhem edhe nga privati njëkohësisht, sipas ligjit dhe Kodit të Punës! Edhe sipas produktivitetit! Pse të kem hall unë dhe të kundërshtoj ironikisht kërkesën tuaj “për rritje pagash”!? Qofsh i nderuar, Prof!
Prof. Artan Fuga për Bardhi Sejdarasin
Mendon se nuk di se sa janë fitimet e kompanive? Se cfarë janë ato shpenzime të Radiotelevizionit dhe ku shkojnë? Mendon se nuk di sa është produktiviteti financiar në areoprte, hidrocentrale, resorte, miniera? Mendon se nuk e di sa është produktiviteti i munguar për shkak të braktisjes të pasurive natyrore të vendit? Mendon se nuk di nga vjen produktiviteti i ulët në bujqësi? Mendon se nuk e di sa është produktiviteti në ndërtimin e karabinave që bombardojnë kryeqytetin tim? Mendon se nuk e di sa ka qenë produktiviteti i mbjelljes dhe shitjes të kanabisit? Apo mendon se nuk di si paguhen mijëra vetë në ndërmarrje që produktivitetin e kanë baltë? Paguhen si milionerë! Lexoji paga Tirana Papers që dolën me rrjedhjen e pagave! Të jem në një zë me Civicin, Xhepën a ku e di unë? E përse ? Cfarë pune kam! Sikur të kërkoj të jesh ti në një mendje ku e di unë me dikë qëz s’po më vjen ndërmend tani: Cmime si në Evropë, paga si në Evropë! Këtë, jam i sigurt! Të paktën si në Kosovë e Maqedoniçnë e Veriut a Mal të zi!
Bardhi Sejdarasi për Artan Fugën:
Po i nderuar Prof! Për të gjitha ato që shkruan, mendoj se nuk i dini! Nuk i dini fare, po fare ama!
Sepse nuk keni asnjë studim, kërkim shkencor, përsiatje, analizë për sa më sipër. Se lexoni vetëm sa shkruhet për to, por nuk i prekni me dorë!
Jo vetëm Ju! Aspak! Të tërë akademiket e sotëm! Me gishtat e njërës dorë gjen një studim të kësaj fushe! Produktiviteti financiar? As mos e mendoni! Nuk ka një studim të tillë të plotë për të gjithe sektorin! Ka vetem studime të pjesshme. Që nuk i qasen fare realitetit financiar të vendit! Publikojini, nëse i kini? Do na bënit nder. Sidomos kjo e fundit, për mbjelljen e shitjen e kanabisit në Shqipëri!?
Unë nuk kam pse të kërkoj të jeni në një mendje me askënd. Afërmendsh! Unë kërkoj që Ju, por edhe shumë të tjerë, si Ju, të mos “bllablla”- çisni si “e ema e Zeqos”!
Unë iu kërkova miqësisht të shkruani diçka për produktivitetin. Madje me mirësjellje! Nëse nuk keni gjë, heshtni! Që Ju i dini të gjitha, une këtë e kuptoj nga ajo që shkruani! Ose me mirë nga produkti që nxirrni në atë copëz të punës Suaj, ku paguheni për të nxjerrë studentë, që të bëjnë, të paktën, këtë që nuk po e bëni dot ju! Ku i keni studentët që dinë të shkruajnë, qoftë edhe një shkrim të vetëm për ekonominë, financat, bankingun?! HIÇ! Asnjë për be! Ky është produktiviteti!
Nuk kam shumë kohë në dispozicion, por po të kisha, do të shkruaja me gjatë, jo kundër Jush, apo për karshillëk ndaj Jush, por për të gjithë ata, të shkolluar, që nuk hedhin një rresht studim për ekonominë, krizën, luftën, ndikimin, pagat, grurin, naftën, e ku di unë! Ju bëni karshillëk për çdo ide apo propozim të hedhur, por kurrë nuk kam parë të analizoni se si përdoren paratë e taksapaguesve (edhe Tuajat) nga qeveritë! Apo se si e jepni ju zgjidhjen qoftë edhe për ndonjë paketë krize, që e bën qeveria dhe i hidheni në grykë, Ju, profesorët, që iu keni dhënë mësim atyre që sot punojnë në dikastere dhe hartojnë paketa të tilla! Kjo është! Nuk është inati im që nuk rriten pagat, apo dëshira ime e munguar për të bërë publike shpenzimet e RTSH! Merak i madh! I keni në ueb! Kurdo dhe gjithnjë!
Hyni te thesari i MF! I gjeni aty për çdo ditë, të gjitha transaksionet, deri 10-12 mijë në ditë! Do t’i bëj të njohura me dëshirë të gjitha “studimet” Tuaja! Ja ku i keni!
Oh sa gjatë! Ndjesë atyre të “murit” të profesor Tanit!

Ja dhe veprat e Prof. Dr. Akademik Artan Fuga
1. Murgu : roman, 2016
2. Njerëzit vdesin të premten : tregime, 2018
3. Shoqëria piramidale, 2019
4. Mediamorfozë dhe metakomunikim, 2017
5. Komunikimi në shoqërinë massive,2014
6. Rënia e qytetit,2014
7. Monolog : mediat dhe propaganda totalitare, 2010
8. Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global: trajtesë sociologjike, 2010
9. Media, politika, shoqëria : (1990-2000): ikja nga kompleksi i Rozafës,2008
10. Brirët e dhisë, 2008
11. Rrota e mundimit, 2007
12. Lexime në komunikim, 2005
13. Shoqëria periferike : sociologji e ndryshimit në Shqipëri, 2004
14. Shtigje drejt guvës së gjarprit: mbi filozofinë e sistemeve politike, 2004
15. Majtas jo djathtas: ndryshimi te socialistët shqiptarë në këndvështrimin e filozofisë politike bashkëkohore, 2003
16. Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global : integrimi shoqëror i të rinjve të zonave fshatare në dritëhijet e arsimimit të mesëm: trajtesë sociologjike, 2002
17. Ikja nga kompleksi i rozafës: politika e komunikuar në Shqipërinë e transicionit, 2001
18. Neofrojdizmi: filozofi e njeriut të tjetërsuar, 1989
19. Ekzistencializmi i Sartrit, filozofi e reaksionit imperialist, 1986
20. Filozofët e rinj, shërbëtorë të bindur të kapitalit, 1982
21. How church and mosque influence the media of Albania, 2006
22. Rrugë drejt dialogut ndërfetar: studime dhe reflektime, 2010
23. Media në demokratizim, 2014

KU EKONOMIA? KU PRODUKTIVITETI? HIÇ

Bardhi Sejdarasi

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit