Na mbytën portalet dhe kanalet bashkë, me pyetjen retorike: Kë mendoni ju për president?
Dhe shkruajnë e flasin, lakojnë emra dhe tituj, partiakë e propartiakë sikur ka ndonjë peshë fjala e tyre…kot fare!
Emri është i shkruar në fletët e kartonave që do ngrihen për ta aprovuar…asgjë nuk ndryshon, asgjë…
Pas zhgënjimeve të përsëritura, do dëgjohet përsëri refreni i përsëritur ndër vite: Presidenti të zgjidhet me referendum nga populli!
Sa kot ja fut dhe unë…rituali dihet…presidenti, burrë a zonjë qoftë, do bëjë betimin e rradhës, do dorëzojë tesrën e partisë dhe do na përfaqësojë të gjithëve, pa dallim feje , krahine, apo ideje.
“Të çmëndurit” thonë që e mira është të zgjidhet një personalitet i nderuar dhe respektuar pa angazhime partiake…Një personalitet që të mendojë se është një institucion që i shërben Shqipërisë, jo partisë!
Rradhës tjetër ta shohim…tani dhe emërimi duket i mbaruar!
@NewsIn.Al

