Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 22 urdhër-arreste, lidhur me mallrat kontrabandë që tregtohen në faqe të ndrsyhme online.
Sipas burimeve këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkaktuar nje dëm të madh ekonomik. Operacioni ende në vijim ndërsa deri me tani janë ekzekutuar 15 urdhër arreste.
Bëhet fjalë për një skemë kontrabandë me shitjet online dhe kryesisht për materiale si kozmetike, veshje dhe aksesorë.
Aksioni i sotëm është vijim i atij “Delivery” ku u sekuestrua 1 milion euro mall. Ndërkohé numri i tē ndaluarve nga policia ka shkuar në 15 persona.
Kjo skemë, sipas policisë, i ka shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik të konsiderueshëm përmes shmangies së detyrimeve doganore. Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar qindra mallra të papajisura me faturë doganore.
@NewsIn.Al

