KreuKulturë / ArtNATASHA LAKO. Nuk mund t'i mbaj lotet per poetin Demir Gjergji

NATASHA LAKO. Nuk mund t’i mbaj lotet per poetin Demir Gjergji

NATASHA LAKO. Nuk mund t’i mbaj lotet per poetin Demir Gjergji

Demir Gjergjin , poetin tone vargje qete , me nje deshire edhe per nje kuintesence te re, por dramatike, sikur te ngutej , nuk do ta kemi me mes nesh.
Nuk do te degjojme zerin e tij te kumbushem , aq radiofonik qe ai e perdori aq bukur per leximin e poezise shqipe si ne Radio Tirana si me studion e tij DeRada.Miq, ai i vuri emrin Derada, vajzes se tij.Kjo ishte mrekullia e nje njeriu me dashuri te pashtershme.
Do te kemi poezite dhe prozen e tij. Ky mund te jete nje ngushellim , por jo per miqte e tij me te dashur dhe per familjen. Ai mbeti ,si e tregon poezia e tij, nje bir i natyres. E ndjeja kete sa here i lexoja vellimet qe m’i tregonte pa botuar .Dhe e mbaj mend mire edhe vendin ku ja kam thene, per here te pare. U mirekuptuam mire dhe u rrefyem ,o mik. Dhe ja paske vendosur te na ikesh kaq shpejt. Kush do t’i postoje ato fotot e tua me Amblen ?
Nuk mund t’i mbaj lotet per poetin Demir Gjergji.Flokeshpupuriturin e dikurshem te poezise shqipe, atehere kur nga Manza vinte te trokiste edhe ne zemren time .*(Mevlan Shanaj)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit