KreuAktualitetiOpinionisti dhe moderator i njohur, Mustafa Nano, në një shkrim të fundit,...

Opinionisti dhe moderator i njohur, Mustafa Nano, në një shkrim të fundit, mes të tjerave tregon edhe për proçkën që lëshoi Lulzim Basha, gjatë vlerësimit që i bëri Gjekmarkajt

Opinionisti dhe moderator i njohur, Mustafa Nano, në një shkrim të fundit, mes të tjerave tregon edhe për proçkën që lëshoi Lulzim Basha, gjatë vlerësimit që i bëri Gjekmarkajt me rastin e gradimit në pozicione të larta të partisë dhe Shtetit.

Sipas Nanos Basha bëri një gafë të rëndë, kur mes të tjerave shënjoi si vlerë për Gjekmarkajnë edhe përkatësinë e tij fetare në politikë, katolik. Drejtuesi i emisionit “Arnautistan” në televizionin MCN, thekson se nuk ka qenë kurrë në traditën shqiptare theksimi i përkatësisë fetare për personazhet publikë dhe politikë dhe kjo që ka bërë Basha është e paprecedentë në gjithë historinë e shtetit shqiptar..

“Bëri përshtypje vlerësimi që ai dha për Gjekmarkajn me këtë rast. Nuk foli me superlativa, siç ka qenë në stilin e Berishës, përkundrazi, shtiu në punë konsiderata lakonike, por lëshoi një proçkë. “Agron Gjekmarkaj” tha, “është një përfaqësues i denjë i demokratëve, botës akademike dhe… – këtu vjen proçka – komunitetit katolik.”. Nuk ka qenë kurrë në traditën shqiptare veçimi i figurave publike, e sidomos atyre politike, mbi bazën e besimit apo origjinës së tyre fetare. Edhe pas përmbysjes së komunizmit, identiteti fetar i njerëzve nuk është përmendur. Basha është i pari që e bën këtë lajthitje. Ndoshta e ka bërë ngaqë ka qenë i kompleksuar nga akuza që i ka bërë Berisha mbi aleancën me të ashtuquajturën Vëllazëri Myslimane të Maqedonisë së Veriut, por kjo gjë nuk justifikohet.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit