KreuAktualitetiNë Korçë këndojnë të gjithë..."Se dihet,korçari për një serenatë rron".

Në Korçë këndojnë të gjithë…”Se dihet,korçari për një serenatë rron”.

Në Korçë këndojnë të gjithë.Pleq,plaka,burra,gra,të rinj,fëmijë,madje ka studime që sjellin dëshmi se edhe bebet në bark të nënës nxjerrin tinguj serenate.

Të gjithë ia marrin në festa,në gëzime,në dreka e darka,por edhe fare kot.Ose sa pér sport.Ia plasim një herë,o byrazer,i thonë shoku shokut e gazit në dërrasë.Me notat lart e duart anash.Ka plot shpjegime kjo.

Ca thonë ndikon uji,ca thonë forma e fytit,ca guxojnë e ia ngjeshin ajrit e klimës,ca të tjerë…
Unë shpjegimin e kam konkret.Në Korçë lindi para shekujsh e shekujsh serenata dhe ashtu si Italia që ruan traditën e picës apo Franca traditën e verës,korçarëve u ka rënë barra të ruajnë serenatën.Që mos zhduket,që të lulëzojë ndaj duhet kënduar.Pra jepini zërit patriotë,ushqejeni serenatën,mbusheni me shpirt,me ëmbëlsi dhe emocion.Ua la historia këtë mision…
Se dihet,korçari për një serenatë rron.

Agim Xhafka…(Me dashuri, për Korçën e tij)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit