KreuAktualitetiNë kujtim të "Ditari i Ana Frank” një nga librat më të...

Në kujtim të “Ditari i Ana Frank” një nga librat më të njohur dhe prekës për Holokaustin

Në kujtim të “Ditari i Ana Frank” një nga librat më të njohur dhe prekës për Holokaustin, ditari i një vajzë hebreje që jetoi e fshehur me familjen e saj në Amsterdam gjatë pushtimit nazist (1942–1944).
Ana lindi në vitin 1929. Ajo ishte vetëm 13 vjeçe kur filloi të shkruante ditarin, mi tregonte: jetën në fshehje
frikën, shpresat dhe ëndrrat e saj, mendimet për luftën, njerëzit dhe veten.
Familja u zbulua dhe u dërgua në kampe përqendrimi. Ana vdiq në kampin Bergen-Belsen në vitin 1945. Babai i saj, Otto Frank, ishte i vetmi që mbijetoi dhe botoi ditarin.
Unē kam shkruar keté poezi:
Në shtëpinë e Anne Frank
Në klasën time të masterit
në Vrije Universiteit Amsterdam,
në dritare një petal vjollce
për vendlindjen më ngjall mall.
Nostalgjike, mes kujtimesh të çmuara
më kap hutimi holandez,
mes biçikletash e shëtitje me varkë,
endem e blej fruta, bajame e tulipanë.
Dëshiroj të shoh shtëpinë e Anne Frank,
ndonëse ky lloj turizmi më dëshpëron,
e pikëllimin nuk e zotëroj dot.
Nuk ma lan dot as pija e freskët heineken,
për mua birra më e mirë në bot.
Në shtëpinë e Anne Frank
imagjinoj fytyrën e saj,
kur jetoi në Amsterdam,
në kohën më të errët të holokaustit gjerman
duke shkruar në ditarin e saj.

Kozeta Zavalani

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit