HomeOpinionNesër do shkoj të votoj për mosndryshimin/DRITAN HILA

Nesër do shkoj të votoj për mosndryshimin/DRITAN HILA

Nesër do shkoj të votoj për mosndryshimin.
Do votoj për Ramën pasi është i vetmi në gjëndje të vazhdojë vaksinimin. Vaksinat i janë dhënë atij dhe jo Shqipërisë .
Do votoj për Ramën pasi pasojat e termetit është e vetmja qeveri që është në gjëndje ti zhdukë pasi është një qeveri në detyrë dhe sasia e parave është dhënë falë zotësisë së Ramës . Një qeveri e re do të dojë të paktën një vit që të vihet në eficence. Lere pastaj të fillojë rindërtimin . I kam ca vite që mos të besoj përrallat e fushatave.
Do votoj Ramen pasi nuk dua më që faturat e elektrikut ti paguaj edhe për komshiun, meqë Basha ka thënë se do bëjë amnisti, çka i bie që ti paguajë nga taksat e mia.
Do votoj Ramen jo se kam ndonjë afinitet ideologjik pasi jam vite larg koncepteve të tij, por sepse bodigardet e tij nuk ndërtojnë pallate dhe as vrasin njerëz sic të tjerët kanë vrarë kamariere e konkurrente .
Do votoj Ramen pasi kupola e policisë së shtetit nuk këndon me çifteli me vrasës e kriminele që vrasin komisare policie.


  1. Do votoj Ramen pasi edhe pse raportet e Bujar Leskajt thonë që është qeveri e korruptuar, ende nuk ka thyer rekordin e Lul Bashës në rrugën e kombit me 22 milion € për kilometër .
    Do votoj Ramen pasi nuk dua që në qeveri të kem njerez si Xhelali.
    Në këto vite jam përpjekur të ruaj gjakftohtësinë në gjykimin e palëve , dhe llogaria e thjeshtë në thotë se vota ime duhet të jetë pragmatiste dhe si e tillë duhet të shkojë tek vazhdimësia e Ramës .
    Por është edhe shpirtërore . Nuk mund të fyej inteligjencën time duke ricikluar për herë të katërt Berishën!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments