Wednesday, May 21, 2025
spot_img
HomeOpinionNga cikli FRIKA E TURMES..."Një mënyrë për të shfuqizuar luftën është ta...

Nga cikli FRIKA E TURMES…”Një mënyrë për të shfuqizuar luftën është ta bëjmë paqen të duket heroike”

Nga cikli….FRIKA E TURMES

Për sa kohë që një politikë e qelbur është hija e një biznesi të madh që qelbet ere që atje tej, zbutja e hijes nuk do t’i ndryshojë esencën. Funksioni i kësaj politike është të “vlerësojë” botën, ndonjëhere me “indinjatë”, ndonjëherë me “pikëllim” dhe për të ruajtur balancën ndonjëherë dhe me “lavdërim”.

Çudia është mamaja e asaj që po përjetohet sot dhe kushdo që ka filluar të mendojë, vë në rrezik një pjesë të këtij biznesi të përbotshëm që po ofron një tjetër lloj koncept “edukimi” për një pregatitje të jetës së mëvonëshme. Koncept “edukimi” me shtrëngim dhe detyrim. Edukimi nuk është përgatitje për jetën, edukimi është jeta vetë dhe ne jetojmë gjithmonë në kohën që jetojmë dhe jo në një kohë tjetër. Vetem duke nxjerrë në çdo kohë kuptimin e plotë të sejcilës përvojë do mësojmë nga reflektimi mbi përvojat dhe do të jemi të përgatitur për të ardhmen.

Zakonisht ekspertizat e shijeve janë në të njëjtën kohë rezultate të të ushtruarit të vazhdueshëm të mënyrave të të menduarit dhe vepruarit. Kurrë nuk duhet të lejojmë që frika të na përcaktojë se kush jemi dhe kurrë mos lejojmë që ajo nga vijmë të përcaktojë se ku po shkojmë.

**Një mënyrë për të shfuqizuar luftën është ta bëjmë paqen të duket heroike**

____________
George Kroi Asheville Dec. 2021

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments