Elona Gjergo- Athine
Më kishte marrë malli për kryqin në qafë
Madje ditën që kryqëzuan Krishtin
E vara sërish,
Dhe peshën e tij e ndjeva gushës,
Ca lutje kacafyteshin,
Pendime,
Dëshira të kthyera në metal
Brenda një metali dhuratë nga ime motër.
U vesha me të bardha, atë ditë
Edhe pse mbahej zi,
Njerëzimi per të, unë për diçka tjetër
Që zoti i kishte bërë dy
Të tijin dhe tanët,
Për t’u lutur më shumë
Për të falur më pak,
Për të hedhur kokrrën e lotit
Si mallkimet e Kserksit,
Për të mbytur në lumin Jordan
Çdo rëke nevoje që rridhte në ind
Vura dhe të kuq mbi buzët e plasura
Dhe dola…
Ishte e Premte e Zezë,
Këmbanat binin…
E unë ndiqja kujën e tyre…
@NewsIn.Al

