KreuAktualitetiSlogani i Ditës Ndërkombëtare të Tokës 2022 është "investoni në planetin tonë".

Slogani i Ditës Ndërkombëtare të Tokës 2022 është “investoni në planetin tonë”.

Slogani i Ditës Ndërkombëtare të Tokës 2022 është “investoni në planetin tonë”.

Këtë vit, Dita e Tokës bie ditën e premte, më 22 prill. Ka kaluar vetëm pak kohë, pasi një raport nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike arriti në përfundimin se “përhapja e dëmtimit në jetën e egër, ekosistemet dhe qytetërimin po ndodh me një ritëm më të shpejtë se sa ishte parashikuar më parë”.
Prej më shumë se 50 vjetësh, njerëz që i bashkon kauza e mjedisit, mblidhen për të kontribuar për planetin Tokë, që e quajmë shtëpinë tonë të përbashkët, për t’u ndërgjegjësuar mbi çështjet e ndryshimeve klimatike dhe ndërmarrë veprimtari të ndryshme. Në to përfshihen aktivitete, që i ndihmojnë pjesëmarrësit “të lidhen me natyrën, të pastrojnë mjedisin dhe të krijojnë një botë më të mirë për të gjitha gjallesat, të mëdha dhe të vogla, që përfshin biosfera”.
Në Ditën e parë të Tokës në 1970, rreth 20 milionë amerikanë dolën nëpër rrugë, parqe dhe auditore për të demonstruar dhe kërkuar një mjedis të shëndetshëm. Dita e parë e Tokës ishte një zbulim për shumë njerëz, një mënyrë jo vetëm për të ngritur vetëdijen për çështjet mjedisore, por edhe për të bashkuar grupe të veçanta, që kishin luftuar veçmas kundër çështjeve si derdhjet e naftës, ndotjet nga fabrikat dhe termocentralet, ujërat e zeza të papërpunuara, depozitat toksike, pesticidet, humbja e tokës, pyjeve, ​​ndotja e ajrit dhe shumë të tjera. Që nga viti 1970, shumë ngjarje të rëndësishme mjedisore kanë ndodhur në Ditën e Tokës, duke përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit më 22 Prill 2016. Edhe këtë vit, në Ditën e Tokës, Administrata Biden ka vendosur të thërrasë një Samit Global të Klimës.
Çdo vit më shumë se 1 miliard njerëz në rreth 200 vende të Botës, marrin pjesë në atë që konsiderohet edhe si dita më e madhe e veprimit me fokus qytetarin. Dita Ndërkombëtare e Tokës tani është një ngjarje globale. Kjo ditë shtron detyra lidhur me mjedisin që nga niveli i qeverisjes qendrore deri te ajo vendore. Kjo ditë na ndërgjegjëson se çdokush mund të kontribuojë për planetin (tokën, ujrat, ajrin, bimësinë, kafshët e egra…). Mjafton që secili të kujdeset për të bërë për mjedisin ku punon dhe jeton punë të vogla, por me dashuri të madhe – do ta mbyllja duke parafrazuar kështu thënien e famshme të Shenjëtores shqiptare, nënë Tereza.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit