KreuKulturë / ArtNga perlat e Agim Xhafkës..."-Gimi do rrije ca ditë në Korçë. Do...

Nga perlat e Agim Xhafkës…”-Gimi do rrije ca ditë në Korçë. Do bëjë ca shkrime,se për molidhë ia pret atij, thoshte mamaja…qysh atëhere ajo jetonte në një zonë Shengen”!

Kur isha me pune ne Tirane rregulloja shpesh sherbime te shkoja ne Korçe.Malli per prinderit shtohet sa me shume rritesh.Eshte universiale.

U ndodh te gjitheve.Kur je p.sh.student te vjen keq te harxhosh ca dite pushimesh per ta.Me vone ndjen keqardhje po mos i takosh sapo të të jepet mundesia.
Nga vizitat ne vendlindje mbaj mend gezimin e babait,thirrjet ne kupe te qiellit te nenes nga befasia,xhirot ne bulevard,darkat me pese yje ne kuzhinën e vogel dhe…çudine qe ndodhte gjithnje.Nena ne mengjes shkonte te blinte harxhet per lakror,por kthehej bosh.Pinte nje cigare dhe nisej serish.Keshtu ndodhi sa here isha une.Me hipi nje frike e madhe,mos o zot ishin shenja humbje kujtese.Nuk pyesja se mendoja,ajo do behej keq nga pyetje te tilla. Por nje mengjes,sa u zgjova ne kuzhine shoh babain tek dritarja.
-Miremengjes!
-Afrohu,argetohu!-me tha.
Shoh poshte pallatit nenen qe i bertiste Netes,tek pallati perballe:
-Me ka ardhur Gimi.Qe mbreme.Me sherbim,na kenaqi.Muhabet deri vonë.Qeshëm sa plasëm se ai për humor shok veten ka.
Pastaj i drejtohej Ollges:
-Binjaket i vajten ne klase te trete.Me dhjeta te dyja.I kane ngjare djalit,dihet.
Ia niste me Aspasine:
-Gimi do rrije ca dite ne Korce.Do beje ca shkrime,se per molidhe ia pret atij.
Uf,nuk pushonte.Me te gjithe.Pastaj u fut tek hyrja.
-Kete pune ben sa here vjen ti.Iken per blerje tek ushqimorja.Por rrugen e pare e ka per shitje.U mburret te gjitheve.Tani vjen sa per nje cigare dhe nis rrugen e dyte.-tha babai.
U qetesova. Çfare mendoja e çfare doli.Ashtu qe nena ime.Grua e dashurive te shprehura.E tregonte gëzimin pa viza,kufi e pengesa.Qysh atëhere ajo jetonte në zonën Shengen.

Agim Xhafka

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit