Skender Rusi…
DËNIMI I PULËBARDHAVE
Jua prenë krahët dhe jua vodhën fluturimin,
Jua fshehën gjithçka që të mos e shihnit dot
Po përse ju e mbanit drejt qiellit shikimin
Apo kot ,Ashtu kot?
Kjo e gjitha u bë që të mos ikni
Që të luani pa krahë në oborr,
Tani nuk e kuptoj më se përse flisni,
Apo kot.Ashtu kot?
Pa krahë,dihet,që s’mund të fluturoni,
Edhe liqeni ish me dallgë plot!
Ata deshën krahët tuaj,po juve ç’kërkonit,
Apo kot.Ashtu kot! ?
Fluturimi është liria juaj e madhe ,
Ne të tjerët qiellin e kemi thjesht shok!
Po liqenin përse e mbanit në krah
Apo kot.Ashtu kot!?
Vrapuan edhe zogjtë e tjerë t’jua merrnin krahët,
Pulëbardhë desh të bëhej çdo zog!
Gjithë këtë liqen përse e deshët vallë,
A po kot,Ashtu kot!
tetor 2017
NewsIn.Al

