KreuAktualitetiNgjarja tragjike e ndodhur në qytetin e Selanikut ku 19 vjeçari Alki...

Ngjarja tragjike e ndodhur në qytetin e Selanikut ku 19 vjeçari Alki humbi jetën nga goditjet e një tjetër të riu 23 vjeçar…

Ngjarja tragjike e ndodhur në qytetin e Selanikut ku 19 vjeçari Alki humbi jetën nga goditjet e një tjetër të riu 23 vjeçar, sjell përsëri të njëjtët mbllaçitës që veshin me flamuj viktimën dhe vrasësit (po, po, shumës. Në këtë rast janë shumë ata që do duhej të konsideroheshin të tillë).
Stigma që ndjek një 23 vjeçar edhe pse i lindur e i rritur në Greqi, është prejardhja e prindërve të tij e në fakt do duhej, të paktën prej ditës së tragjedisë ai të quhet veç vrasës.
Shumë ndryshe do ndodhte nëse vrasësi 23 vjeçar, nuk do të ishte vrasës, por një atlet i suksesshëm, një shkencëtar me pritshmëritë për një të ardhme të ndritur, një artist i famshëm, etj… aty do ziheshim se me cilin flamur ta mbulonim më parë, me atë të prindërve të vetë, apo me atë të vendit në të cilin u lind, u rrit, u shkollua, u formua.
Edhe unë do pretendoja se është geni ai që mbizotëron, pra geni shqiptar, ashtu si dhe pala greke do të këmbëngulte se po mos të ishte formimi që Greqia i ofroi, kurrë nuk do e shihnim majave.
Ajo që doja të përmendja dhe që e kam thënë në të gjitha mënyrat sa herë më ka rënë rasti, ka të bëjë me çmendurinë që na kap dhe i veshim vetes gjithë veset që njerëz të caktuar i shfaqin atje jashtë, duke ia bërë fillimisht vetë këtë të keqe vetes.

Le të mbetemi të fenomeni, pra 20 vjeçarë me kaq urrejtje e mllef të akumuluar, në vitet që do duhej të ishin më produktivet e jetës dhe jo tek pasaporta.

Ngushëllime për të dyja familjet që humbën djemtë e tyre!

Brikena Qama, Athiné 2022

@ NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit