Reagim i menjëhershëm i qeverisë, pas protestës së punonjësve të fason për rritjen e pagës në Bilisht…Ja dhe postimi i ministres Delina Ibrahimaj:
Jemi në krah të punonjëseve që ngrenë zërin dhe kërkojnë të drejtat e mohuara nga punëdhënësi në vendin e punës, jo vetëm në Bilisht, por në të gjithë Shqipërinë.
Ju jemi mirënjohës dhe ju inkurajojmë të përdorni çdo formë denoncimi ndaj abuzimeve sepse askush nuk është mbi ligjin.
Nuk do të tolerojmë asnjë biznes që shkel të drejtat e punonjësve dhe nuk siguron kushtet e duhura në vendin e punës.
Do të vijojmë kontrollet dhe monitorimin përmes institucioneve ligjzbatuese për të gjitha kategoritë e biznesit, me qëllim reduktimin e informalitetit në tregun e punës.
#shqipëriaeardhmjajonë

