KreuAktualitetiNjë “bejte shkodrane” për korçarin Ilir Vrenozi

Një “bejte shkodrane” për korçarin Ilir Vrenozi

Miqësisht nga Shkodra për Ilir Vrenozin!
Deri tesh ke ndejt si hije.
Askerkujt nuk i ban hile.
O ilir lëviz nji fije
se po bahesh 200 kile.😝

Po ti njihesh si tiktoker.
Ndër ma t’mirët, s’diskutohet.
Po nuk rrejte e s’bane sherr
Në Big Brother nuk fitohet.🤭

N’tik tok ban sikur i tmerrshëm
N’big brother duhet hardhek.
Se ktu nuk’kanë marr për t’ndershem.
Se të ndershmit rrin n’punë t’vet.🤣

Mos rri urt fort o zotni
Jepi vedit, s’ke kohë ma.
Ban rrumuj sa t’mundesh n’shpi
N’paç qëllim me fitu gja.😂

O ilir o mar tullac🤭
Merri punët ma me ngut.
N’e rrish kshtu sikur qullac
Me nder do t’fitosh nji mut.😉

Kshilla nga Bejta shkodrane.
Jepi vedit mos rri kot.
Po t’kshilloj per t’miren tane
se na e deshe Senon fort.😂

O Ilir ty Zoti t’rujt.
Dhe ty Seno të ka dashtë.
N’ë vazhdosh ti kshtu me lujt.
Shpejt me te po shifesh jashtë.😁

Na nuk dojme ti me dalë jashtë.
Kët gja duhet ta besosh.
Jarabi familja t’pastë
E Big Brother-in e fitosh.😍!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit