Pas një krimi mafioz, njëë tjetër shqiptar ka mbetur i vrarë në Athinë. Haris Kontojorgji, një boksier i njohur në klubet e natës që kishte vite që jetonte në Greqi, është ekzekutuar këtë të hënë me të paktën 15 plumba në një atentat të organizuar në të njëjtin vend ku shtatë muaj më parë u ekzekutua xhaxhai i tij 58 vjeçar.
Palestra e boksit në lagjen “Galaçi” në Athinë ishte vendi ku i riu bënte përditë stërvitje, ndonëse kishte kohë që nuk bënte pjesë në ekip boksi.
Mediat greke shkruajnë se të dy krimet kanë lidhje me njëra tjetrën dhe janë si rezultat i përplasjeve midis grupeve.
@NewsIn.Al

