KreuKulturë / ArtNuk besoj se ne ndonje qytet a kinse kryeqytet tjeter te Europes...

Nuk besoj se ne ndonje qytet a kinse kryeqytet tjeter te Europes do te lejohej nje rivenie e tille e komedise Prefekti ne skenen e teatrit kombetar, keshtu, si rastesisht, me 29 nentor. A thua shteruan krijuesit/ krijimet dramatike?!

Opinion nga Prof.as/ dr. Lili Sula

Nese arti yne eshte fundosur bashke me shkaterrimin e godines se teatrit, besoj se ka ndjeshmeri qytetare qe duhet t’i thote STOP komedise se pandershme te shekullit XXI.
Nuk besoj se ne ndonje qytet a kinse kryeqytet tjeter te Europes do te lejohej nje rivenie e tille e komedise Prefekti ne skenen e teatrit kombetar, keshtu, si rastesisht, me 29 nentor. A thua shteruan krijuesit/ krijimet dramatike?!
Si mund te rimerrej nje veper a shfaqje teatrore, e cila do te duhej te ndalohej nga qarkullimi ?! Si mund te konceptohet argetimi i njerezve me fatin tragjik te individeve te njohur te historise se kryeqytetit dhe vendit tone?!
Pse gjurmet e se kaluares famekeqe na çojne prapthi tek e shkuara e nuk na drejtojne per vepra e shfaqje te reja, qe dritesojne figuren e Qazim Mulletit. Asnje retushim, lexim apo rivenie ne skene nuk e zhben ate qe ka damkosur ne kujtesen kolektive komedia e viteve te diktatures (ende sot njerezit hedhin e presin batuta nga kjo komedi qe cenojne dhe prekin drejtperdrejt fatin e dhimbshem te personave reale). E ne kete mes eshte e njohur forca dhe presioni qe ka ushtruar ne popull qeveria diktatoriale permes artit, letersise dhe komedise, – e per shkak te karakterit popullor te kesaj te fundit, shume me teper prej komedise, – ndaj praktikisht eshte e pamundur t’i ndryshohet kahja forces ideologjike te kesaj vepre e mjaft te tjerave qe vujane nga i njejti sindrom. Vlen te rihapet ne kete pike debati per transmetimin ose jo te filmave te socrealizmit, i cili dhe para pak vitesh zgjoi sensibilitete te faktoreve te fushave te ndryshme.
Asnje vlere estetike e edukative nuk percjell tek spektatori, aq me pak tek brezi i ri, edhe sikur te shoqerohej me didaskalite e rastit, shfaqja e shemtuar e diktatures, qe te rimerret sot, qofte edhe prej nje qasjeje te re (arna e re e le rroben te vjeter – thuhet neper Tirane). Perkundrazi, denigrimi i figures se Prefektit, familjes se tij dhe familjeve te Tiranes, deformimi i ligjerimit pertej çdo rrafshi te humorit, shemtimi i menyrave te komunikimit, sjelljeve e zakoneve te tiranasve synojne dhe sot – 30 vjet pas renies se komunizmit- baltosjen per here te dyte te personalitetit te Q. Mulletit dhe familjes se tij dhe baltosjen e vazhdueshme te imazhit te kryqytetit dhe kjo eshte e qartesisht e dukshme, qe nuk eshte rastesi.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit