KreuAktualitetiNjë mijë herë të bësh mirë, mosmirënjohsit do të gjejnë një gjë...

Një mijë herë të bësh mirë, mosmirënjohsit do të gjejnë një gjë që nuk ke bërë për ta… Largojini nga jeta juaj! Eshtë urimi më i mirë!

Një mijë herë të bësh mirë, mosmirënjohsit do të gjejnë një gjë që nuk ke bërë për ta…
Largojini nga jeta juaj! Eshtë urimi më i mirë!!!

Është në natyrën njerëzore që vazhdimisht të kërkojë më shumë nga ajo që ka…të ketë vazhdimisht etje dhe deshirë për më shumë…të kerkojë gjithçka që i takon dhe jo…Asgjë, asgjë nuk mjafton për shumë njerëz, veç lakmisë që rrjedh në venat e tyre, lakmi që nëse e lejon të kapercejë kufijtë, të sëmur e të merr gjithçka. Ka shumë kategori njerëzish. Ka zotërinj që bëjnë mirë veç nga mirësia, pa njohur kurfarë interesi apo përfitim, por ka dhe nga ata që të bëjnë një “të mirë” dhe të përgojojnë nëpër qoshe dhe kafene, duke pritur momentin e duhur për të kërkuar mbrapa “nderin” që të kanë bërë…që ti në kjo “e mirë” të jetosh dramen…
Ka një lloj tjetër që kurrë nuk do të falenderojnë në zemrat e tyre…në shumicën e gjërave të mira që ti ke bërë për ta, ata do gjejnë diçka që ti nuk ke mundur t’ju bësh dhe do ta mbajne fort atë. Ç’të bësh? Ky është realiteti…Janë njerëz që kanë një ndjenjë të pashëmbëllt të cilët mendojnë se bota ju ka borxh dhe rrotullohet veç rreth tyre. Mos i mbani ata në jetën tuaj…largojini. E vetmja që ata bëjnë është të thithin energjinë tuaj pozitive. Kështu ata jetojnë, kështu ata mbijetojnë… e gjithë koha që shpenzon për ta, do të zhduket dhe ata kurrë nuk do të jenë të lumtur e sikur t’ju japësh të gjitha ç’duan…janë mosmirënjohës dhe atje ku mirënjohja mungon largoju…mos fol, mos shiko prapa…ata janë shumë të vegjël dhe kështu do të mbeten!
Të largohesh nga ta është urimi më i mirë…edhe perëndia të bekon, herët a vonë dhe ata i shikon!
Gëzuar 2022…ashtu si e ndjen, me kë do dhe të do…Gëzuar me këdo që të bën në çdo kohë të jesh vetvetja!

Ilir Jano

@ NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit