Një tjetër Notis Sfakianakis: I zhdukur dhe i vetëm, pas ndarjes dhe përgjysmimit të pasurisë
Këngëtari i njohur grek synon të rikthehet, duke nisur paraqitjet në një klub nate më të vogël. Rikthimi i tij sjell ndryshime të mëdha edhe përsa i përket imazhit, pasi duket se ka vendosur të mos e kombinojë rikthimin me deklarata dhe intervista por vetëm në aktivitetin e tij artistik.

Notis Sfakianakis: Shkrimet që flasin për “fundin” e martesës së tij
Nga ana tjetër, sa i përket jetës së tij personale, duket se martesës së Notis Sfakianakis me bashkëshorten Kili i ka marrë fundin, sipas revistës “Ciao.” Çifti duket se po jeton i ndarë nga vera, ndërsa sipas një publikimi “njerëzit që e njohin shumë mirë çiftin përmendin se tre janë arsyet kryesore që e çuan Kilin në vendimin për të kërkuar divorcin”
Sipas saj, bashkëshorti i saj është mbyllur me veten, ndërsa kriza duket se është intensifikuar për shkak të udhëtimeve që Sfakianakis ka bërë në Kos. Për më tepër, detyrimet profesionale të artistit dhe orari i ngjeshur i tij nuk i lanë hapësirë jetës personale të çiftit.
Së fundmi, sipas raportimeve duket se ka mosmarrëveshje për ndarjen e pasurisë. Vitet e fundit vlera e pasurisë së artistit shkon në 930 mijë euro! Në një artikull të revistës YES thuhet se tashmë ka mosmarrëveshje pas divorcit.
@NewsIn.Al

