KreuAktualitetiNjoftime nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Njoftime nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Gjatë 48 orëve të fundit, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë qenë të angazhuara me patrulla të shtuara në të gjithë territorin, me fokus monitorimin e qarkullimit dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve.

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë, Klement Pikuli, në një deklaratë për mediat theksoi se Policia ka bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet vendore dhe kompanitë e mirëmbajtjes për të garantuar lëvizjen e sigurt të mjeteve dhe funksionimin normal të qarkullimit në të gjitha akset.

✅ Aktualisht, qarkullimi i mjeteve në të gjithë qarkun zhvillohet normalisht.

Policia e Korçës apelon për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve gjatë kohës me reshje, si dhe respektimin e sinjalistikës dhe udhëzimeve të punonjësve të policisë në terren.

Shërbimet policore vijojnë monitorimin e situatës për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve. ️

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit