Wednesday, December 17, 2025
spot_img
HomeAktualitetiPërveç Ballukut/ GJKKO jep masa arresti edhe për dy zyrtarët e tjerë!...

Përveç Ballukut/ GJKKO jep masa arresti edhe për dy zyrtarët e tjerë! Kush janë…

Përveç Ballukut/ GJKKO jep masa arresti edhe për dy zyrtarët e tjerë!

Gjykata e Posaçme ka lëshuar edhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarët, Erald Elezin, kreu i KESH, dhe Gentian Gjyli, kreu i ARRSH.

Screenshot

Burime të “Top Channel”, bëjne me dije se vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, që lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për “lotin 4” të Unazës së Madhe në Tiranë.

 

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments