Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNostalgjia e lodrave të fëmijërisë sonë! Ato që brezat e sotëm nuk...

Nostalgjia e lodrave të fëmijërisë sonë! Ato që brezat e sotëm nuk mund ti kuptojnë…

Nostalgjia e lodrave të fëmijërisë sonë! Ato që brezat e sotëm nuk mund ti kuptojnë…

Nga ekspozita e koleksionistit Arben Trebicka!

– I plotësuar ndihem këtë herë me ekspozitën e lojërave të fëmijërisë “Nostalgji” për arsye se ia arrita qëllimit tim. Pothuajse të gjithë fëmijët në përshtypjet e tyre shkruanin se brezi juaj kanë patur fëmijëri më të bukur se tonën dhe lojëra më të bukura se tonat. Ky ishte dhe qëllimi im për të tërhequr vëmendjen e brezit të ri nga lojërat e vetmisë, në ato lojëra të përbashkëta ku argëtimi dhe komunikimi bëhet më efikas.
Megjithëse fëmijët e sotëm, po të mos i prekin si në rastin konkret të ekspozitës dhe ndërthurjes me brezin e vjetër që i kanë luajtur nuk mund t’i konceptojnë vetëm nga një foto.
Sa i përket përshtypjeve të brezit që kanë luajtur me këto lojëra, përveç nostalgjisë, thoshin që kjo duhet bërë pjesë e një muzeumi sepse është një vlerë e veçantë dhe trashëgimi e qytetit dhe kulturës tonë.
Të gjitha lojërat janë të lëvizshme dhe mund të luhet me ato si luanim ne dikur dhe kjo e bën akoma më të veçantë. Nuk kishte gjë më të bukur sesa të shikoje prindërit duke u argëtuar sëbashku me fëmijët, duke e shtyrë njëri-tjetrin mbi qerkën me guzhinjeta, duke luajtur me rreth, me fusë, me litar…

Dua të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit si dhe qendrën për hapësirë dhe zhvillim me Ardi Karanxha, bibliotekën Thimi Mitko, dhe Qytezën e fëmijëve për mundësinë që më krijuan.

Korçë / Arben Trebicka

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments