A kanë moral, formim dhe integritet kandidatët për deputetë që na janë ofruar ?!
A kanë frikë ose turp këto gra e burra që janë ofruar me kaq trimëri për të qënë përfaqësuesit tanë ?!
Në zgjedhjet USA termi më i hasur është scrutinize që shqip do të thotë “të shqyrtosh me kujdes”
Çdo kandidat burrë ose grua, vëzhgohet me shumë kujdes nga votuesit, kundërshtarët dhe mediat !
Shikohet ana morale, financiare dhe intelektuale !
Çfarë gruaje ose burri është, ka kryer tradhëti bashkëshortore, ka moral në jetë dhe në profesion, i është hapur ndonjëherë cështje civile ose penale, pavarësisht rezultatit !
Çfarë standarti jetese ka ? Çfarë pasurish ? A i justifikon ato deri në qindarkën e fundit ? Po fëmijët si dhe ku i ka arsimuar ? cdo detaj cdo informacion duhet të jetë në sy dhe në bindje të votuesve !
Me dhjetra emra të spikatur të politikës amerikane, burra dhe gra janë zhdukur nga politika kur është vërtetuar që janë qënie pa integritet familjar, njerzor dhe intelektual !
Eshtë detyrë e palëve kundërshtare që të na bindin që nuk kanë ujdi, ndaj le të na tregojnë cdo të dhënë të njëri tjetrit.
Nuk duam fyerje dhe ulërima artificiale, thjesht duam të VERTETAT !!!
Nuk duam fyerje dhe ulërima artificiale, thjesht duam TE VËRTETAT/ Brizida Gjikondi
RELATED ARTICLES

