KreuAktualitetiOlta Xhaçka merr “postin” e rëndësishëm në Këshillin e Europës...

Olta Xhaçka merr “postin” e rëndësishëm në Këshillin e Europës…

Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka është zgjedhur zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë deputetja socialiste e cila zotohet se do të amngazhohet për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit.

Në një status në faqen e saj në Facebook, Xhaçka thotë se ky është një mesazh i fortë besimi “se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion”.

“Kjo detyrë sjell përgjegjësi të qarta: të forcoj zërin e vendit tim në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Do të angazhohem me përkushtim për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit, për të qëndruar pranë Ukrainës në përpjekjet për drejtësi dhe paqe, si dhe për të nxitur reformat që e bëjnë Shqipërinë një partnere gjithnjë e më të besueshme”, shkruan Xhaçka.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit