Pakëz gallatë.
Lulzim Basha ka marrë urdhër nga lart për këtë vendim.
Nuk mund të bëhesh antiamerikan në një vend proamerikan me ndikim kaq të madh.
Po kush është lart Lulit që e ka dhënë urdhrin?
Opsioni i parë është: Amerika.
Që nga shpallja non-grata e adminit të Qytetarit Dixhital nga Amerika, Ambasadorja përkatëse u ça e nda derisa u mor ky vendim. Ka ardhur dosje e zezë (Av. Ngjela like this), si ajo që i erdhi Salës kur la Pd dhe ja dhuroi Lulit me garë të stisur ndaj dhe Luli do të shpëtojë lëkurën e vetë, pavarsisht se e shet si për të mirën e Pëdësë.

Opsioni i dytë është: Sali padyshim Berisha.
Ka mundësi të jetë lojë e tij për t’i thënë amerikanëve: – jemi në rregull tani? Dyshoj të jetë kjo sepse do ishte në djeni gjithë grupi parlamentar i opozitës që mos plaste sherri si fansat e Messit me Ronaldon. I joti ta fut sot sepse ai ta di vrimën.
Opsioni i tretë: Edi Rama.
Luli punon për Edin, u bë marrveshja e rradhës dhe kaq. Kjo shpjegon reagimin e Salës. (Luli kujdes frenat!) Pavarsisht se Sala është delinquente, Luli nuk është lider. Imagjino, atij nuk i shkon ta përdorësh si referencë për emërtim rrugice dhe jo më si lider partie. Hahhaha rrugica e Lulit. Jo, nuk bëhet. Ka lezet rrugica Salës. Kush dreqin e njeh për rr. Mustafa Matohiti njer? Nejse vl.
Opsioni i katërt: Lulzim Basha. Jo po është katarsis i partisë jo po knp. Luli është person memesh kshuqë ska shanse të jetë kjo.
Kot o për muhabet, kalkulojeni vetë po ashu.
Ose mos e kalkuloni fare se pastaj thoni, jo po na detyroi Andi jopo leva, jo po iksi.
Andi Larti

