Pas situatës shumë të renduar me energjinë elektrike në Devoll, reagon kryetari i bashkisë Bilisht z. Eduard Duro.
Në një postim në fb, kryetari Duro ju drejtohet qytetarëve me besimin se çdo gjë shumë shpejt do shkojë drejt stabilizimit. Asnjëherë fatkeqësitë nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime politike. Bashkia është e të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim!
-Te nderuar qytetare te Bashkise Devoll,
Situata e energjise elektrike ne territorin e Bashkise Devoll eshte drejt permiresimit. Kane ngelur per te furnizuar me energji elektrike fshatrat: Vidohove, Çetë,Qyteze,Sinice dhe Arrze,ku punonjesit e OSHEE jane ne terren per te bere te mundur lidhjen e tyre me energji elektrike,te cilet gjej rastin t’i falenderoj per punen e kryer gjate ketyre diteve te veshtira. Furnizimi me uje i qytetit nga ujesjellesi i Bilishtit eshte normalizuar totalisht. Kerkoj ndjese per mosfurnizimin me uje te Qytetit gjate 4 diteve pa energji elektrike, duke marre persiper dhe pergjegjesite qe me takojne si Kryetar Bashkie, duke marre dhe masa ndaj “UJESJELLES KANALIZIME” SHA DEVOLL, e cila duhet te kishte marre masat e nevojshme per furnizimin me uje te Qytetit tone.
Duhet te prisja per reagimin tim ndaj bashkehartuesve te dy shkrimeve , apo zedhenesve te te njejtit hartues neper statuse FB,te ish kryetarit te Bashkise dhe Elvis(Romeo) Hajderlli te cilit nuk di me ke emer t’i drejtohem pasi duhet ta sqaroje vete me pare cilin emer mban mend me lehte per ta perdorur.
Une vertet kam munguar 2 dite ne drejtimin e Bashkise per nje arsye qe nuk ja uroj askujt, as dhe ketyre te dyve qe bejne te merakosurin per hallet e popullit, por kjo nuk do te thote qe nuk i pergjigjem situates emergjente ne Bashkine tone dhe interesave te banoreve tane. Keta zoterinj harrojne qe njeri eshte ligjvenes dhe e ka detyrim moral apo kushtetues te komunikoje me drejtuesit vendore per problematikat e zones te cilen perfaqeson ne Kuvend dhe jo te beje statuse per perfitime politike ne FB(mgjs dhe statusin e beri pasi u krye lidhja me energji elektrike dhe furnizimi me uje i qytetit) dhe tjetri si ish drejtues i Ujesjellesit Devoll, apo sejmen i te parit.
Sa per tollonat me nafte mund te pyesesh te GEGA OIL te cilit i merr qerane, sa nga keta jane shitur ose blere me gjysme çmimi.
Te marresh persiper pergjegjesite,nuk do te thote te japesh doreheqje, por te punosh me perkushtim ndaj atyre qe te kane besuar drejtimin.
Elvis(Romeo) Hajderlli po flas:
“Ty nuk te behet vone per Devollinjte, por per ato qe ti pretendon te marresh duke u bere sejmen.
Une e pij kafen te Vali i Çeços dhe jo ne lokale luksi si zoterote, qe e ke per ofeze te rrish ne kafe te tilla.
Mos qaj hallin e pensionisteve se e zgjidhin vete ata, as te nxenesve te shkollave, shkolla te cilat i bête “moderne” ne ate qeverisjen tuaj”.
Per keto arsye une do te bej ate qe di te bej me mire: Te punoj me perkushtim per Devollin dhe devollinjte, per nxenesit e shkollave, per femijet e kopshteve,per njerezit ne nevoje, per pensionistet dhe per familjaret.
Faleminderit!
@NewsIn.Al

